Sekuestrohen 3.7 ton lëndë narkotike në ditë

20/10/2010 00:00

Policia Kufitare e Kakavijes dhe Policia e Qarkut të Gjirokastrës kanë
bërë publike rezultatet e operacionit më të madh antidrogë të ndermarrë
ndonjëherë në rajonin jugor.

Policia ka sekuestuar 3.7 ton marijuanë në 5 operacione por sasia dërrmuese gjendej brenda një kontenieri karburantesh i nisur nga Kruja me destinacion Greqinë. Brenda mjetit të drejtuar nga Olsi Brahimi policia sekuestroi 3360 kg marijuanë të presuar dhe të paketuar, e mbeshtjellë me letër natribanë në formë dhe peshë të ndryshme.

Operacioni i zbrazjes së kontenierit zgjati përreth dy orë dhe kjo sasi ju shtua pjesës tjetër të sekuestruar në 4 operacionet e tjera antidrogë. Gjithashtu janë arrestuar 7 persona dhe 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim por sipas policisë nuk ka patur lidhje mes të pestë 5 rasteve të trafikut të drogës por besohet se me sasinë e kapur mbrëmjen e djeshme në Kakavije është i përfshirë një rrjet i gjerë kultivuesish dhe trafikasntësh në të dyja anët e kufirit.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i pranishem në Gjirokastër ka takuar drejtuesit Policisë së Qarkut dhe Kufirit në një takim me dyer të mbyllura, ku mësohet se ka përgëzuar punën e tyre. Arvizu nuk ka pranuar të komentojë për mediat por prania e tij në Gjirokastër pikërisht gjatë një operacioni me përmasa gjigante nuk perjashton dijeninë e tij mbi aksionet që do të ndërmerreshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB