Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me këshilltarin e Lartë në Departamentin Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar Adam Bennett dhe përfaqësuesit e FMN-së në Kosovë deklaroi se forca politike që drejton angazhohet për një ekonomi të shëndoshë të tregut të lirë.

Sejdiu, sipas RTK-së, tha se LDK-ja ka insistuar gjithmonë që procesi i privatizimit në vend të jetë plotësisht transparent, t’u përmbahet normave të ekonomisë së tregut të lirë dhe ligjeve në fuqi.

Ai i siguroi anëtarët e delegacionit të FMN-së se LDK-ja, edhe në të ardhmen, do të jetë partnere e fuqishme e zhvillime pozitive në Republikën e Kosovës.

Top Channel