Reforma, Meta pranon ftesën e Berishës

20/10/2010 19:55

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar se pranon ftesën e kryeministrit Berisha për një tryezë për ligjin e ri zgjedhor.

Në mbledhjen e kryesisë, Meta u shpreh se nevojitet që reforma të nisë në kohë dhe të mos jetë një proces i momentit të fundit.

“Ne do marrim pjesë në këtë tryezë me propozime konkrete dhe me synimin që të realizohet kjo reformë zgjedhore brenda vitit, në mënyrë që të tregojmë përgjegjshmëri ndaj partnerëve evropianë”, ka pohuar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA