Mbetjet bio qe jane te degradueshme zënë rreth 62% të mbetjeve që prodhohen në vend, por një sasi të madhe, sipas ambientalistëve, po zënë edhe mbetjet shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Prodhimet industriale, me përbërës të rrezikshëm e të dëmshëm, përbëjnë rreth 4% të mbetjeve. Kosto e parashikuar nga qeveria per reahabilitimin e mjedisit per 10 vitet e ardhshme eshte 200 milionë euro. Sipas studimit mbi 90% e mbetjeve mund të shndërrohen në burime të përdorshme.
Pas 10 vjetesh parashikohet që niveli i prodhimit të mbetjeve të arrijë rreth 500 kg ne vit per person. Me prirjen e tanishme për rritjen e popullsisë, pritet që prodhimi i mbetjeve urbane të arrijë në rreth 1.9 milionë tonë mbetje, më shumë se dyfishi i totalit që prodhohet aktualisht.
Top Channel