PS: Votimi për mandatin e Beqjas, i fshehtë
20/10/2010 13:45
Grupi i Partisë Socialiste vendosi që në seancën e nesërme parlamentare të kërkojë votim të fshehtë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Ilir Beqja.
Në seancë pritet që nesër të diskutohet raporti i Komisionit të Ligjeve me dy qëndrimet e tij, atë të deputetëve të maxhorancës dhe të deputetëve të opozitës.
Mësohet se grupi i PS po mbledh firmat për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese,interpretimin e neneve të mandateve të deputetëve.
Top Channel