Prokuroria kroate ka kërkuar dënimin me 40 vjet burg për gjashtë të akuzuarit për vrasjen e gazetarit Ivo Pukanic, në vitin 2008.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot, akuza deklaroi se organizata kriminale serbe dhe malazeze, aktive në kontrabandën e cigareve, vranë Pukanic.

“Vrasja e Pukanic ishte një akt kundër lirisë së medias dhe demokracisë”, janë shprehur prokurorët e cështjes.

Ivo Pukanic, kryeredaktor i së përjavshmes “Nacional”, u vra me një bashkëpunëtor të tij nga një bombë, teksa dilte nga zyrat e redaksisë.

Top Channel