Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë më shkurtime rrogash e pensionesh dhe as rritje të taksave si pasojë e rritjes së deficitit.

Papandreu ka deklaruar se riparimet e nevojshme do të bëhen përmes reduktimit të shpenzimeve dhe intensifikimit të luftës ndaj evazionit fiskal.

EUROSTAT do të publikojë brenda tetorit llogaritjen e re të deficitit grek për vitin 2009, i cili sipas mediave është ngjitur nga 13.6 në 15% të GDP-së.

Masat e deritanishme anti-krizë të qeverisë greke, të cilat kanë ulur rrogat dhe ngrirë pensionet, kanë shkaktuar një valë protestash në vendin helen, i cili shpesh herë paralizohet nga grevat.

Top Channel