Partitë opozitare në Kosovë deklaruan sot se nuk mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Megjithatë sipas tyre zgjedhjet e tilla do të përkraheshin vetëm në rast se do të përkeqësohej situata politike në vend.

Pas takimit të Grupit punues për zgjedhjet, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, sipas Telegraf, tha se kjo parti nuk e mbështet idenë për zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.

Po ashtu, edhe Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re tha se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për faktin se mbajtja e zgjedhjeve për një periudhë të shkurtër cenon mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërkaq, Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës pas këtij takimi të Grupit punues për zgjedhjet nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA