OKB: Të tmerruar nga burgjet greke
20/10/2010 16:15
Zyrtari i OKB-së kundër torturave, Manfred Novak e ka cilësuar si “tmerruese” gjëndjen në burgjet greke.
Gjatë qëndrimit në shtetin helen, Novak ka vizituar burgje, qendra paraburgimi, stacione policore, spitale burgjesh dhe qendrat për ndalimin e emigrantëve, të cilat sipas tij ishin në gjëndje krize.
“Të gjitha burgjet që vizitova ishin të mbipopulluara”, ka pohuar zyrtari i Kombeve të Bashkuara.
Ai ka kërkuar nga autoritetet greke reformimin e sistemit të drejtësisë për të zgjidhur këto probleme, si dhe krijimin e një njësie të pavarur për të hetuar sjelljen e policisë në burgje.
Top Channel