Malaj: Barra e borxhit, e rrezikshme

20/10/2010 20:20

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka bërë përgjegjese institucionet shqiptare për parashikimin e zymtë të FMN-së mbi ekonominë e vendit.

Në një prononcim për mediat, Malaj ka paralajmëruar se, nëse vazhdohet me këto politika ekonomia shqiptare rrezikon të pësojë regres.

“Nëse do vazhdohet me këtë papërgjegjshmëri rrezikohet që barra e borxhit dhe shtyrja e tij të bëhet e dëmshme, duke cuar në shkurtimin e buxhetit për cështjet sociale. Gjithashtu, është e dëmshme për rritjen ekonomike të vendit shkurtimi me 50% të investimeve publike në infrastrukturë dhe shëndetësi, sic ndodhi në 2009-ën”, ka deklaruar Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA