Partia Socialiste i pergjigjet menjehere inisiatives demokrate ndaj deputetit Ilir Beqaj, duke i drejtuar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e neneve përkatëse qe kane lidhje me papajtueshmerine e mandatit te deputetit.
Permes dokumentit te firmosur nga me shume se 28 deputete qe eshte edhe numri i detyrueshem, socialistet pas mbledhjes se grupit parlamentar kane dorezuar kerkesen per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese respektivisht te neveve 69, 70, 71 dhe 72 qe kapin nje spekter me te gjere te papajtueshmerise se mandatit te deputetit ne lidhje me funksione te tjera ose perfitime.
Ne kete menyre socialistet do marrin nje vlerësim mbi rastet e shumta te deputeteve te zgjedhur te Partise Demokratike te cilet ne momentin kur kane kandiduar kane mbajtur edhe funksione te tjera sit e zgjedhur vendore, krere komunash apo bashkish ne zona te ndryshme te vendit.
Top Channel