Liria e shtypit, Kosova e 92-të
20/10/2010 10:40
Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë të organizatës “Reporterët pa Kufij”, Kosova është radhitur në vendin e 92.
Nga vendet e rajonit, Serbia është e 85-ta, Bosnjë e Hercegovina e 47-ta, Mali i Zi i 104-ti, Maqedonia e 68-ta, ndërsa Kroacia në vendin e 62-të, bën të ditur Telegraf.
Indeksi vjetor i ‘Reporterëve pa Kufij’ e pasqyron shkallën e lirisë që gazetarët dhe mediat e kanë në çdo vend të botës, si dhe përpjekjet e autoriteteve për ta siguruar këtë liri.
Lista me vlerësimet për 178 shtete, e pasqyron situatën me lirinë e shtypit për periudhën shtator 2009-shtator 2010.
Top Channel