Në vijim të fjalës së tij në Top Show, përfaqësuesi i PDK, Fatmir Limaj e cilësoi vendimin e LDK, për t’u larguar nga qeveria si të nxituar dhe të panevojshëm.
“Vendimi i LDK ka qënë i nxitura dhe të lihet dhe të nisin procedurat për normalizimin e situatës për të shkuar drejt 13 shkurtit. Nëse pranoni 13 shkurtin dhe më pas dilni nga qeveria rrjedhimisht shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk është serioze që kryeministri Thaci të mbushë qeverinë më ministra të tjerë. Ne nuk duhet të shkojmë nga njëra krizë në tjetrën. Vendi po përballet brenda një kohe të shkurtër me 2 situata të vështira kushtetuese”, tha zoti Limaj.
Zoti Limaj nënvizoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjedhje e PDK dhe se sipas tij vendi nuk mund të shkojë deri më 13 shkurt pa institucione. Ai apeloi ndaj LDK që të rikthehet në qeveri për të vazhduar bashkëqeverisjën deri më 13 shkurt, datë në të cilën pritet të mbahen zgjedhjet e parakohëshme.
“Nuk e kuptoj se përse për 3 muaj duhet të largohet nga qeveria kur kemi qeverisur bashkë për 3 vjet?!”, tha Limaj.
Top Channel