Kriza, zyrtari i DASH takon Berishën e Ramën

20/10/2010 19:20

Zv/ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Europën, Tom Countryman gjatë vizitës njëditore në Tiranë, zhvilloi takime me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri pasi mori detyrën si zv/ndihmës sekretar më 28 shtator të ketij viti.

Në takimin e parë, atë me kreun socialist Rama, mësohet se zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ka diskutuar lidhur me situatën politike në vend, zgjidhjen e ngërcit, reformat, si dhe për gjykatën administrative.

Kriza, situata politike dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me angazhimet e Shqipërisë kanë qenë në qendër edhe të takimit të zotit Countryman me kryeministrin Berisha, takim që pasoi atë me kreun e opozitës.

Ditë më parë, gjatë një tryeze të zhvilluar në Uashington mbi ecurinë e Ballkanit në 10 vitet e fundit, Countryman duke iu referuar krizës parlamentare në Shqipëri apeloi për bashkëpunim mes partive politike në vend.

Ai vlerësoi përparimin e Shqipërisë, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe kontributin për stabilitetin e rajonit përmes një politike të jashtme të përgjegjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA