Kosovë, sekuestrohen dhjetra armë e municione
20/10/2010 15:40
Policia e rajonit të Prishtinës ka sekuestruar në dy operacione të ndryshme, të kryera në 24 orët e fundit, 10 pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjithësej janë sekuestruar 922 copë municione, kryesisht fishekë.
Sipas zëdhënësit të PK, Agron Borovci, operacionet janë zhvilluar njëri në zonën jugore dhe tjetri në zonën veriore të kryeqytetit kosovar.
Borovci ka deklaruar se armët dhe municionet u gjetën në shtëpitë dhe makinat e dy personave të dyshuar, njëri prej të cilëve është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Top Channel