FER është partia më e re në skenën politike të Kosovës. Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, drejtuesit e saj shpalosën pikat kryesore të programit, si dhe pikëpamjet e tyre politike.

Ekonomia, qeverisja e mirë, mirëqenia, arsimi dhe e ardhmja evropiane janë shtyllat kryesore të FER, e cila e cilëson veten si parti të qendrës.

Njëri nga liderët e saj, Shpend Ahmeti, tha se Kosova ka njerëz që e respektojnë shtetin e tyre dhe që do të punojnë për një të ardhme më të mirë.

Top Channel