Dy automjeteve u është vënë flaka mëngjesin e sotëm në dy zona të ndryshme në veri të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmi i parë ka ndodhur në komunën e Zvecanit, ndërsa i dyti në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve, dy automjetet, të dëmtuara rëndë nga flakët, u përkasin dy banorëve me kombësi serbe.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e Policisë së Kosovës kanë nisur një hetim për identifikimin e përgjegjësve.

Pavarësisht rritjes së masave të sigurisë nga ana e KFOR-it, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një zonë me siguri të brishtë.

Top Channel