Katari anulon TEC-in në Greqi
20/10/2010 17:40
Greqia ka mbetur e shokuar nga një njoftim i beftë i qeverisë së Katarit, e cila bënte të ditur anulimin e projektit për ndërtimin e një termocentrali me gaz.
Sipas njoftimit, qeveria e Katarit ka saktësuar se projekti do të zhvendoset në Shqipëri, për shkak të afersisë me Italinë, e cila është kërkuesi më i madh i energjisë.
Projekti parashikonte gjithashtu ndërtimin e një linje për lëngëzimin e gazit, me vlerë 1.5 miliard euro.
Top Channel