Haiti, kolera vazhdon të marrë jetë njerëzish

20/10/2010 00:35

Epidemia e kolerës vazhdon të marrë jetë njerëzish në Haiti.

Autoritetet haitiane njoftuan se numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e sëmundjes së përhapur në pjesën më të madhe të vendit ka shkuar në 1186 persona. 12 përqind e viktimave janë fëmijë.

Epidemia është shtrirë edhe në burgun më të madh të vendit duke shkaktuar 10 viktima nga 2 mijë personat që ndodhen brenda institucionit.

Ndërkohë numri i personave të shtruar në spitale si pasojë e virusit të kolerës ka shkuar në total në rreth 20 mijë persona.

Banorët vendas akuzojnë paqeruajtësit e OKB-së për importin e sëmundjes në vendin e tyre dhe janë përleshur disa herë me ta në ditët e fundit, duke shkaktuar të paktën 2 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA