Biznesi: Amnisti fiskale

20/10/2010 23:45

Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë kërkon vëmendjen e qeverisë për zgjidhjen e problemeve më të shpeshta me të cilat përballet biznesi shqiptar sot.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, në prani edhe të Ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, kryetari i kësaj dhome, Nikolin Jaka ka kërkuar nga qeveria amnisti fiskale dhe legalizim të aseteve.

“Kërkojmë amnisti fiskale dhe legalizim të aseteve si një hap i rëndësishëm  për formalizimin e ekonomisë, si rrugën e vetme dhe të sigurt për ngritjen e bursës reale të kuatimit të shoqërive, një platformë lidhur me kreditë e këqija dhe parjen e mundësisë për ngrirjen e tyre për një periudhe 12 mujorëshe dhe ato në rrezik si dhe rimbursim të TVSH-së”, deklaroi zoti kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka.

Dhoma e Tregëtisë gjithashtu kërkoi nga qeveria zgjidhje imediate të problemeve që kanë sipërmarrjet e transportit urban.

“Rimbursimi i kësaj sipërmarrjeje për qytetarët që kategorizohen si udhëtarë pa lek, heqjen e akcizës së karburantit, kreditim të TVSH-së në masën 100% duke e parë si lëndë të parë për këtë biznes, afati i licensimit nga 5 në 10 vjet”, tha më tej zoti Jaka.

Dhoma e Tregëtisë ka kërkuar gjithashtu futjen e skemës së TVSH-se për qarkullimin tregëtar.

 

Meta me investitoret e huaj: Prioritet i qeverisë, investimet në energjetike

Ministri i Ekonomisë Ilir Meta gjatë një takimi me përfaqësues të huaj biznesesh të cilët operojnë në Shqipëri, ka vlerësuar rëndësinë e tyre për zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë shqiptare. Meta tha se qeveria është shumë e prirur të mbështesë të gjithë investitorët e huaj sidomos ata që duan të investojnë në fushën e energjisë.

“Do përshpejtojmë investimet që gjenerojnë energji në Shqipëri në shërbim të zhvillimit të bizneseve, industrive të ndryshme por dhe për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues kryesor energjie, ndaj ndërtimi i linjës së interkonjeksionit përmes detit me Italinë është prioritet madhor pasi do përshpejtojë investimet që synojnë rritjen e sasisë së energjisë të prodhuar në vend”, tha ministri Meta.

Meta ftoi investitoret e huaj ,qe ne baze te experiencave te vendeve nga te cilet vijne ,te bejne propozimet e tyre per permiresimin e legjislacionit shqiptar per fushat per te cilet ata jane te interesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA