Komisioni Europian do të gjobisë me 344 milione euro Greqinë pasi ka zbuluar se për 10 vjet qeveritë kanë abuzuar duke financuar bujqësine në mënyrë të paligjshme.
Lajmi behet publik prej te perditshmes “Ta Nea”, sipas të cilës Komisioni pritet te marre neser vendimin me te cilin Athina duhet te paguaje haracin per financimet e paligjshme qe qeverite e meparshme i kane bere bujqve gjate viteve te fundit.
Hetimet e para u kryen per financimet e viteve 2004 -2007,ndersa Komisioni kercenon me verifikimin e gjithe financimeve qe nga 1997-2010.
Pervec gjobes, Athina zyrtare kercenohet me detyrimin per t’i kthyer arkes se perbashket europiane financimet totale qe i jane bere sektorit te bujqesise dhe qe konsiderohen si te paligjshme.Keto para u jane dhene bujqve gjate dhjetevjecarit te fundit.
Kontrolloret e Komisionit vleresojne se shuma e financimeve te parregullta i kalon 1.3 miliarde euro.
Nese kjo gje ndodh,sic ka shume gjasa, listes se gjate te borxheve te vendit do t’i shtohet edhe 1 pike perqindje,cka e con deficitin e brendshem te vendit ne mbi 16% te GDP-se.
Financimet me te medha jane dhene ne menyre te paligjshme prej qeverise se Karamanlis pak perpara zgjedhjeve parlamentare,dy here te fituara prej Demokracisë së Re.
Gazeta shkruan se Karamanlis dhe ekipi i tij dhane para per te perfituar zgjedhjet,por haracin do ta paguajne taksapaguesit greke per shume vite te tjera.
Ne krye te listes se financimeve te paligjshme,renditet se nje pakete prej 500 milione eurosh eshte dhene per bujqit pak para zgjedhjeve te 2006,edhe pse komisioni e kishte paralajmeruar qeverine helene se finacimet per kete sektor jane te jashteligjshme.
Mbas publikimit te lajmit per gjoben qe i eshte vene Greqise prej Komisionit, ministri i Bujqesise Kostas Skandalishis deklaroi se vendit nuk i mbetet rruge tjeter,vecse t’i bindet vullnetit te Komisonit.
Skandalidis tha se qe prej nje viti Greqia po tregohet e sinqerte me partneret europiane dhe po ben perpjekje maksimale per reformimin e sistemit te dhenies se subvencioneve ne bujqesi.
Top Channel