Rezoluta per normalizimin e raporteve me Serbinë e miratuar në Kuvend
përmireson imazhin e Kosoves dhe ka impakt pozitiv ne politiken e saj te
jashtme. Ky vleresim vjen nga njohesit e çeshtjeve nderkombetare, si
dhe deputeteve te opozites, te cilet e votuan rezoluten të enjten.

Profesori universitar Afrim Hoti dhe ish-ministri i Jashtem Skender Hyseni kujtojne se fqinjesia e mire eshte kriteri kyç per integrim ne BE, rrjedhimisht gatishmeria e Kosoves ne kete drejtim shenon nje plus.

“Mendoj se shohim nga një gamë e ngushtë, rezoluta ka një rëndësi për integrimin evropian sepse kjo rezolutë bën thirrje dhe krijon parakushtet që Kosova të fillojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. Ky është një sinjal pozitiv që Kosova i con Brukselit”, u shpreh Hoti.

“Në këto kohë kur synojmë integrimin, nuk mund të përcaktohemi për instrumente të tjerë të zbutjes se dallimeve, përafrimit të qëndrimeve dhe nje fqinjesie te qendrimeve.  Kjo rezolutë mund të ketë ndonjë efekt të tërthortë në përmirësimin e imazhit të Kosovës, sepse demonstron një vullnet të mirë në rrethana shumë asburde të marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh Hyseni.

Por sipas Skënder Hyseni menyra e berjes dialog qe Qeveria e Kryeministrit Thaçi ka demonstruar deri me tani eshte per te ardhur keq.

Kuvendi i Kosoves miratoi rezoluten per normalizimin e marredhenieve ndermjet Republikes se Kosoves dhe Serbise. Ne kete menyre legjislativi kosovar i hapi rruge dialogut te nivelit politik me Serbine.

Top Channel