Albin Kurti: Do të kandidoj
20/10/2010 01:40
Albin Kurti duket i vendosur për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme.
Por Kurti pengohet për të kandiduar nga një dënim i gjykatës së EULEX, të cilin ai vetë nuk e konsideron dhe paralajmëron protesta nëse KQZ do ta pengojë të regjistrohet në zgjedhje.
“Mendoj se unë do të kandidoj për arsye se ka kundërdhënie brenda ligjit, për shkak se është bërë një proces skandaloz ndaj meje dhe për shkak se qytetarët e Kosovës do të bëjnë trysni të mjaftueshme shoqërore”, deklaron për Top Channel lideri i lëvizjes “Vetvendosje”.
Ndërkohë, KQZ, për rastin Kurti dhe “Vetëvendosje” shprehet se nuk ka ende një kërkesë për regjistrim si subjekt politik.
Top Channel