Serbia duket e pavendosur për qendrimin që do të mbajë për zgjedhjet në Kosovë. Beogradi zyrtar ende nuk ka marrë vendim, por opozita liberale ka deklaruar se qytetarëve serbe të Kosovës u duhet bërë thirrje të marrin pjesë në votime.

Por megjithëse ende nuk ka një vendim të qeverisë serbe për shkak të mungesës së një date të saktë të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, pritet që ai të mos ndryshojë shumë nga ai i mbajtur në vitet e kaluara.

Ndërkaq lideri i liberal-demokratëve, ka qënë i pari që është prononcuar për këtë çështje duke u shprehur se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në në zgjedhje për të vendosur për jetën e tyre.

Edhe mediat serbe shkruajnë për zgjedhejt e Kosovës. Shtypi shprehet se një pjesë e mirë e serbëve po përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve.

Top Channel