Zelandë e Re, sërish tërmet në Kristcërc

19/10/2010 02:50

Një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin Kristcërc në Zelandën e Re duke detyruar mijëra njerëz të lënë shtëpitë e tyre dhe të qendrojnë për disa orë në rrugët e qytetit.

Lëkundjet u regjistruan me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter me epiqendër 10 kilometra në juglindje të qytetit në një thellësi prej 9 kilometrash.

Nuk raportohen viktima dhe as dëme materiale, ndërkohë që këto ishin lëkundjet e dyta pas tërmetit prej 7.1 gradë Rihter të regjistruar më 4 shtator i cili shkaktoi mjaft dëme materiale, por fatmirësisht jo viktima në njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA