Vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën do të merret përfundimisht më 8 nëntor.

Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj gazeta boshnjake “Nezavisne Novine”, e cila iu referohet burimeve diplomatike pranë BE-së.

Sipas gazetës, vendimi në fjalë do të hyjë në fuqi 20 ditë pas miratimit të tij.

E përditshmja shkruan se vende si Franca dhe Gjermania mund të kërkojnë garanci shtesë nga vendet kandidate, por më shumë ato i janë kërkuar Bosnjes.

Top Channel