Tel Aviv, skulpturë me Sharon në koma

19/10/2010 13:55

Një skulpturë e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon do të vendoset në një galeri artesh në Tel Aviv.

Skulptura, e bërë nga artisti izraelit Noam Braslavsky, portretizon Sharon të shtrirë në një shtrat spitali në koma, gjendje në të cilën ndodhet që prej vitit 2006.

Personat që u kujdesën për këtë skulpturë u shprehën se ajo ishte një alegori për “inertësinë e politikanëve izraelitë”.

Sharon ishte një nga liderët me më shumë influencë të Izraelit. Ai nuk e ka marrë kurrë vetën që nga goditja e rëndë që mori katër vjet më parë.

Skulptura do të vendoset në një dhomë të errët të galerisë Kishon dhe publiku do të mund ta shohë atë nga dita e enjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA