Tajfuni “Megi”, 5 viktima në Filipine

19/10/2010 03:25

Pesë të vdekur, qindra të pastrehë dhe mungesë energjie elektrike e telekomunikacioni. Këto janë pasojat e shkaktuara nga kalimi i tajfunit “Megi” në Filipine.

Stuhia cilësohet nga autoritetet si më e madhja e këtij viti dhe megjithëse rreziku më i madh i saj ka kaluar, këshilli i emergjencave në Filipine deklaron se “Megi” mbetet ende një kërcënim serioz.

“Megi” është drejtuar drejt brigjeve të detit të Kinës dhe meteorologët parashikojnë përforcimin të mëtejshëm kur stuhia të prekë tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA