Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se nuk do të lejojë që vendi i tij të bjerë pre e kriminelëve.

“Serbia nuk duhet ta ndalojë luftën ndaj krimit, pasi ajo duhet të ecë para drejt BE-së”,  ka deklaruar Tadic.

Gjatë një takimi me ekspertë të sigurisë, pas ngjarjeve që kishin si protagonsitë huliganët serbë në Itali, presidenti ka theksuar se, kriminelët e kanë vendin në burg.

“Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE vetëm për sy e faqe, por për arsye themelore që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët”, ka pohuar Tadic.

Top Channel