SHBA: Kompanitë kineze thyejnë embargon ndaj Iranit

19/10/2010 01:45

Shetet e Bashkuara të Amerikës hedhin dyshime të forta se kompanitë kineze thyjnë embargon ndërkombëtare të vendosur ndaj Iranit mbi programin e tij bërthamor.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për BBC-në se Uashingtoni i ka kërkuar qeverisë së Pekinit të punojë më shumë për të ndaluar kompanitë të cilat ndihmojnë Teheranin në programin e tij bërthamor duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, Pekini ka reaguar se po punon për futjen e plotë të sanksioneve dhe se do të nisë hetimet për pretendimet e SHBA-së.

Në muajin qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi për herë të katërt sanksione shtesë ndaj Iranit pas refuzimit të këtij të fundit për të ndalur pasurimin e uraniumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA