SHBA, homoseksualët në ushtri, në pritje apeli

19/10/2010 02:10

Gjykatësja e cila legalizoi pjesëmarrjen e homoseksualëve në ushtri, refuzoi kërkesën e administratës Obama për të pezulluar vendimin deri në marrjen e mendimit të një gjykate të një shkalle më të lartë.

Gjykatësja federale, Virxhinia Filips me vendimin e saj e cilësoi të paligjshëm të ashtuquajturin “mos pyet, mos trego”, një parim ky që prej vitesh ndalonte publikimin e orientimit seksual të njerëzve me uniformë në SHBA.

Por ky vendim i gjykatëses Filips u kundërshtua ashpër nga Departamenti i Drejtësisë që e apeloi çështjen dhe ndërkohë kërkoi prej gjykatëses pezullimin e vendimit deri kur apeli të japë mendimin e tij për çështjen në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA