SHBA, 2 mld Usd Pakistanit

19/10/2010 04:30

Administrata Obama ndodhet në fazën finale të përgatitjes së një pakoje financiare prej 2 miliard dollarësh për Pakistanin për ta ndihmuar vendin aziatik në luftën kundër terrorizmit.

Marrëveshja pritet të firmoset në fund të kësaj jave. Asistenca amerikane do të jepet brenda afatit kohor prej 5 vjetësh dhe do të fokusohet kryesisht në pajisjen me mjete logjistike të përparuara dhe në trajnimin e trupave për specializimin e tyre të mëtejshëm në luftën ndaj ekstremizmit.

Vendimi i Uashingtonit merret pas rritjes së sulmeve terroriste në Pakistan, ku objekt janë bërë edhe autokolonat e NATO-s të drejtuara për në Afganistan dhe pas hedhjes së dyshimeve të forta se Osama Bin Laden strehohet në një shtëpi në veri-perëndim të Pakistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA