Pakistan, 17 të vdekur nga dhuna politike
19/10/2010 19:00
Vazhdon të rritet bilanci i viktimave pas shpërthimit të dhunës në qytetin e Karakit ku kanë humbur jetën 17 persona në tre ditë, sipas Geo News.
Të paktën 10 janë viktimat e një shkëmbimi zjarri të ndodhur në një pazar të Sher Shah.
Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët kanë mbërritur me një motoçikletë dhe kanë hapur zjarr mbi turmën në një treg.
Persona të tjerë kanë humbur jetën në të njëjtën mënyrë në disa lagje të qytetit, teatër i përleshjeve të dhunshme mes grupeve politike rivale.
Top Channel