Një përllogaritje e gabuar në shpimin e tokës duket se ka sjellë zhvillime të papritura në zbulimin aq të përfolur në Greqi në ditët e fundit të thesarit të Ali Pashait.

Sonda e shpimit ka shkuar ne nje thellesi ku ka pasur nje damar te madh uji qe ka shperthyer dhe ka mbuluar, sipas kerkuesit te thesarit, dhomat e nendheshme ne te cilat jane fshehur arkat me florinj.
Pas kesaj greko-australiani Vangjelis Dhimas ka mbyllur vendin e shpimit dhe ka deklaruar se do te nderprese perkohesisht punimet per te vazhduar pas 6 muajsh, duke bere edhe njehere nga e para perllogaritjet se si do ta nxjerre thesarin.  

Pervec mediave australiane te cilat kane pasqyruar me reportazhe te perditshme kerkimin e thesarit, zjarr ka marre edhe shtypi turk. Gazeta ‘Miliet’ ne nje artikull te vecante te shoqeruar me nje fotografi te Ali Pashe Tepelenes me nje bjonde greke skllave haremi, shkruan se Athina shpreson qe me gjetjen e thesarit te reduktoje borxhin vendas.

Nderkohe dalja e ujit nuk ka deshperuar z.Dhimas,i cili madje ka deklaruar se pasi te zbuloje thesarin ne fjale do te beje perpjekje edhe per zbulimin e thesarit te Priamit,prijesit te Trojes.

Per endrra qe i mori uji, flasin oret e fundit banoret e fshatit Vasiliki, te cilet gjithesesi ruajne nje shprese te fshehte, se ndoshta nje dite do te zgjohen me te pasur ,pasi kerkuesi do u jape atyre dhe komunes 11% te vleres se thesarit te pashait legjendar nese do te gjendet ndonjehere.  

Top Channel