Meksikë, sekuestrohen 105 tonelata marijuanë

19/10/2010 10:10

Forcat meksikane të sigurisë në qytetin e Tihuanës, në kufi me SHBA, kanë sekuestruar 105 tonelata marijuanë, që është dhe sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në dekadat e fundit.

11 persona u arrestuan gjatë operacionit, në të cilin një oficer policie dhe një i dyshuar mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.

Sasia e drogës ishte ndarë në 10 mijë pako, të fshehura në disa kamionë dhe shtëpi, ndërkohë që vlera e saj në rrugët e Amerikës do të kapte 340 milionë dollarë.

“Konfiskimi i kësaj sasie droge është e paprecedent në vendin tonë”, ka deklaruar për gazetarët gjenerali Alfonso Durante.

Top Channel