Maqedoni, komisioni verifikon dosjet mbi BDI-në
19/10/2010 13:20
Komisioni i lustracionit në Maqedoni po verifikon tre dosjet e dorëzuara, në të cilat ndodhen emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së.
Një anëtar i këtij komisioni ka deklaruar se në materialet në fjalë ndodhen emrat e Musa Xhaferrit, ministër i Pushtetit Lokal, Fazli Veliut, deputet i BDI-së dhe një zyrtari tjetër.
“Fillimisht do të vërtetohet orgjinaliteti i këtyre dokumenteve, pasi bëhet fjalë për kopje dhe pasi të gjënden orgjinalet do të bëhet verifikimi i fakteve”, ka deklaruar anëtari i komisionit.
Personat e sipërpërmendur akuzohen nga partia tjetër shqiptare, PDSH, se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-shërbimit sekret jugosllav.
Top Channel