Krasniqi: Kriza të mos jetë afatgjatë
19/10/2010 12:40
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ka mundësi që kriza institucionale të shkurtohet duke mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai i bëri këto komente në një kohë kur po kërkohet strategjia për të dalë nga kriza institucionale e shkaktuar nga tërheqja e LDK-së nga koalicioni qeverisës.
Krasniqi, njëhkohësisht edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, ka propozuar që kjo krizë të paktën të mos jetë afatgjatë.
“Është krijuar një krizë institucionale, zgjidhja e së cilës varet nga partitë politike që janë në Parlament. Por jam i bindur se ka mundësi që kjo krizë të shkurtohet në afat kohor”, ka pohuar Krasniqi.
Top Channel