Kosova, vendi më i varfër në rajon
19/10/2010 14:50
Kosova është vendi me shkallën më të lartë të varfërisë, papunësisë dhe vdekjeve të foshnjave në rajon.
Kështu thotë zyra e UNDP-së në Prishtinë, e cila ka deklaruar se autoritetet kosovare kanë shumë punë për të bërë për të ulur diferencën shoqërore.
Nga ana tjetër, Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se qeveria dhe institucionet e tjera janë të angazhuara që deri në vitin 2015 të arrijnë zhdukjen e varfërisë së skajshme dhe mundësimin e arsimit fillor për të gjithë fëmijët.
Ndërkohë, zyra e UNDP-së ka kërkuar angazhim edhe për ruajtjen e ambjentit dhe përmirësimin e gjëndjes shoqërore ekonomike.
Top Channel