Zyra Civile Ndërkombëtare i ka bërë thirrje klasës politike kosovare që zgjedhjet e ardhshme t’i organizojë në përputhje me Kushtetutën.

Por zyra në fjalë nuk ka shprehur një qëndrim lidhur me datën e zgjedhjeve, e cila diskutohet mes fundit të këtij viti dhe 13 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Zëdhënësi Kai Mueller Berner ka deklaruar për BBC, se u takon partive të vendosin për rrugën që duhet zgjedhur.

Ai ka shprehur gjithashtu besimin se subjektet politike do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për zgjedhjet, duke respektuar Kushtetutën.

Top Channel