Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se e drejta e popullit maqedonas për të mbrojtur identitetin e tij është e patjetërsueshme.

“Nuk ka asnjë shtet, asnjë qeveri dhe asnjë fuqi që t’u kontestojë qytetarëve të Maqedonisë të drejtën për të pasur identitetin e tyre”, ka pohuar Ivanov.

Sipas tij, këtë gjë nuk mund ta bëjë asnjë qeveri, sado e fuqishme të jetë ajo.

“Të drejtat e njeriut janë më të fuqishme dhe më të qëndrueshme sesa ndërrimet e qeverive apo politikanëve të caktuar”, ka theksuar Ivanov.

Deklaratën e tij Ivanov e ka bërë në kuadër të 60 vjetorit të miratimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ai ka shtuar se në Maqedoni, përmes Marrëveshjes së Ohrit respektohen të gjitha standartet e kësaj konvente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA