Nuk kanë duruar më shumë se një muaj e gjysmë dhe kanë nxjerrë përsëri tavllat e duhanit në tavolinat e restoranteve dhe të bareve.

Pronaret greke te lokaleve jane te vendosur te mos zbatojne ne menyre te prere ligjin e ndalimit te duhanit edhe sikur te jene te detyruar te paguajne gjoba te medha, te cilat variojne nga 100 deri ne 10000 euro.

Ata deklarojne se pervec krizes qe eshte shkaktare per reduktimin e punes se tyre, humbja e klienteles nga ndalimi i duhanit ne ambientet e lokaleve ka sjelle reuktimin ne masen 80% te xhirros, duke qene nje grusht i fundit per mbijetesen e tyre ekonomike.

“Më mirë paguaj nje gjobe sepse nuk ka rrugë tjetër. Ne nuk do te ndryshojme qendrimin tone per ne kjo eshte absolutisht e nevojshme qe te kete nje zgjedhje qe te kete bare per duhanpiresit dhe per ata qe nuk e pijne duhanin.Kemi pesuar nje humbje te madhe ne bizneset tona”, thotë Filio Korologou, pronar lokali.

Pronaret e lokaleve kerkojne nga qeveria nje kohe me te gjate pershtatjeje te klienteles me zbatimin e ndalimit te plote te duhanit, perderisa 46% e grekeve jane pires duahni. Sipas statistikave qe  publikohen borxhet e tyre ndaj bankave arrijne shifren prej 4 miliard euro dhe ne se do te vazhdoje kjo gjendje e krizes e gershetuar me ndalimin e duhanit ne ambientet e bareve dhe restoranteve do te mbyllen qindera lokale dhe mijera te punesuar ne to do te perfundojne ne rruge.

Nga ana e saj Ministria Greke e Shendetësise deklarohet e palekundur ne zbatimin e ligjit  i cili eshte votuar me shumice votash edhe ne parlament.

Top Channel