Një valë e motit të keq ka përfshirë mbarë Greqinë. Një person ka humbur jetën në ishullin Hios si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Organet vendore kane shpallur në gjithe ishullin gjendjen e jashtezakonshme,ndersa prej dje ne mbremje e deri me sot Sherbimi i Zjarrfikesve ka pranuar 350 telefonata ndihme nga banoret, shtepite e te cileve jane permbytur, ndersa edhe dhjetera makina jane rrembyer nga ujerat.

Stuhi te furishme me reshje shiu jane regjistruar edhe ne ishullin e Mitilinit ne Egjeun lindor, ne ishullin e Zakinthos ka pasur akoma edhe furtuna, ndersa e njejta situate eshte regjistruar edhe ne Greqine kontinentale.

Sherbimi Sinoptik Kombetar kishte paralajmeruar që dje per fenomene te tejskajshme natyrore ne oret ne vazhdim.Vetem ne prefekturen e Athines ka rene dje aq shi sa duhet te binte pergjate gjithe muajit mesatarisht.

Organet greke kane ndaluar disa lundrime prej portit te Pireut drejt Egjeut lindor si dhe linjat ndermjet porteve te Igumenices, Zakinthos dhe Korfuzit.

Top Channel