Francë, protestat studentore, 290 të arrestuar

19/10/2010 00:20

Të paktën 290 persona janë arrestuar në Francë nga protestat studentore të mbajtura kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga presidenti Sarkozi.

Lajmi njoftohet nga ministria e brendshme franceze e cila saktëson se për 231 të prangosur është ndërmarra edhe padia penale.

Nga protestat 5 policë mbetën të plagosur, ndërkohë që studentët deklarojnë se do të vazhdojnë protestat kundër reformës së pensioneve edhe në ditët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA