Ceceni, vriten të gjithë guerrilasit

19/10/2010 09:45

Janë vrarë të gjithë guerrilasit që kanë sulmuar selinë e Parlamentit cecen në Grozni. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale.

“Operacioni është mbyllur, të gjithë rebelët janë vrarë”, citojnë ato një zyrtar të forcave të sigurisë.

Sipas burimeve, aktualisht po zhvillohet një takim mes ministrit të Brendshëm rus, që ndodhet sot në Grozni, dhe presidentit të Cecenisë, Ramzan Kadyrov.

Guerrilasit e kryen sulmin e tyre me një kamikaz që u hodh në erë dhe disa persona të armatosur, të cilët shkaktuan dy të vdekur.

Top Channel