Ceceni, kamikazët sulmojnë Parlamentin

19/10/2010 09:00

Një atentator vetëvrasës ka shkaktuar dy të vdekur në selinë e Parlamentit cecen.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “RIA”, sipas të cilës sulmi u krye nga një kamikaz dhe dy persona të armatosur.

Sipas burimit, rojet e Parlamentit i janë përgjigjur zjarrit dhe konflikti i armatosur ka vijuar për një kohë të gjatë.

Moska po përpiqet të frenojë ofensivën gjithnjë e më agresive të rebelëve islamikë në Ceceni, ku më parë kishte shpallur fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA