Strauss Kahn: Rimëkëmbja globale në rrezik
18/10/2010 16:30
Rimëkëmbja globale është në rrezik nëse ekonomitë kryesore nuk ruajnë shpirtin e bashkëpunimit.
Deklarata është bërë nga drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss Kahn, i cili i referohet rënies së fuqisë konkurruese në tregun valutor të disa monedhave.
Duke rikujtuar se Azia është kontinenti udhëheqës i ekonomisë globale, duke qenë se përbën një të tretën e GDP-së në nivel botëror, Kahn ka theksuar se, “bashkëpunimi është trashëgimia e madhe e krizës”.
Top Channel