Vendimi i një grupi refugjatësh iranianë për të qepur gojën në shenjë proteste ndaj refuzimit të azilit politik prej autoriteteve greke ka krijuar reagime edhe jashtë kufijve greke.

Sipas Ministrise se Jashtme,ambasada greke ne Washington,ne Kirgistan dhe konsullatat ne disa vende te tjera te botes janë kercenuar prej personave ende te panjohur.

Sipas kesaj ministrie, mesazhet kercenuese kane mberritur ne keto perfaqesi nepermjet postes elektronike dhe mesazheve zanore kercenuese.  

Ne disa raste kercenimet kane qene telefonata insistuese nga persona te  panjohur. Autoritet amerikane njoftuan se hetimet per keto kercenime  i  kane marre ne dore agjentet e FBI-se, ndersa ne vendet e tjera po hetohet nga sherbimet  sekrete lokale.  
                                                      
Pala greke shprehet e alarmuar,pasi ne shume raste telefonat jane bere ne numra te brendshem. Autoritet greke qe prej nje muaji jane ne alarm nga frika e kateve terroriste brenda vendit,ndersa zhvillimet e fundit kane vene ne alarm edhe perfaqesite diplomatike ne shume vende te botes.

Top Channel