NATO: Bin Laden ndodhet në Pakistan
18/10/2010 16:20
Osama bin Laden dhe krahu i tij i djathtë Ayman al Zaëahiri jetojnë në dy shtëpi të ndryshme pranë njëra-tjetrës, në veri-perëndim të Pakistanit.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i NATO-s, i cili ka deklaruar se njerëzit e Al Kaedës nuk jetojnë në shpella.
“Bin Laden bën një jetë të rehatshme, mbrohet nga autoritetet lokale dhe disa anëtarë të shërbimeve sekrete pakistaneze”, ka pohuar burimi.
Nga ana e tij, Pakistani i ka mohuar disa herë akuzat për mbrojtjen e krerëve të rrjetit terrorist.
Top Channel