Ministrat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur dorëzimin e posteve që mbajnë në qeveri.

Sipas radios Evropa e Lirë, deri tani, dorëheqjet i kanë ofruar zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ai i Drejtësisë, Haki Demolli, ministri i Kultures Lutfi Haziri, ministri i Shendetesise Bujar Bukoshi dhe ai i Tregtise dhe Industrise Lutfi Zharku.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit Hashim Thaçi nuk ka ende ndonjë reagim.

Përkohësisht, qeveria Thaçi mund të vazhdojë një lloj qeverisje me zëvendësministrat që do të mbeten në funksione.

Top Channel