Politikani Mark Marku e ka cilësuar si normale situatën politike në Kosovë. Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, deputeti demokrat ka theksuar se arsyet historike që mbanin bashkë koalicionin qeverisë në këtë vend kanë kaluar.

“Është paradoksale që dy partitë më të mëdha në vend të krijojnë koalicion dhe të qeverisin, por kjo duhet shpjeguar me rrethanat në të cilat ka qenë Kosova. Ai ka qenë një koalicion historik që dy forcat kryesore politike të ishin në pushtet në mënyrë që të mos kishte tensione të mëdha pranë shoqërisë në Kosovë, pasi kjo do krijonte probleme për autoritetin e institucioneve”, tha Marku.

“Në një farë mënyre kjo fazë ka kaluar dhe automatikisht bie edhe arsyeja e këtij koaliconi dhe në këtë kuptim krijohet edhe situata e një ambjenti politik normal”, theksoi Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA